Reagimi i shqiptarëve kudo në botë bëri që e mbrëmshmja e “Njerëz të humbur” të hapet me lajmin e mirë, se Petrit Lekvukaj tashmë kishte telefonuar familjen.
Aida Shtino: “Mirëmbrëma zonja Liza përshëndetje.”
Liza Lekvukaj: “Përshëndetje, mirëmbrëma.”
Aida Shtino: “Më në fund folët me djalin apo jo?
Liza Lekvukaj: “Kam fol me djalin në datën 10 në orën 9 deri në 11 shëndosh e mirë është edhe u falënderoj shumë.”
Maratona e Bledion Terpollarit, historia e një të riu për të cilin ishte përgatitur një skenar mortor. Një stisje e një fatkeqësie përfshiu tre orë publikim, duke evidentuar dëshmi të reja.
Në suazën e një realiteti shqiptar ironia e fatit në jetën e Diamanta Shekaj, një vajzë e rritur jetime që më pas largon fëmijët e saj për një jetë më të mirë. Natën e djeshme falë kërkimeve arriti të merrte një përgjigje.
Babai birësues: “Ai është djali im ligjor me të tëra efektet. Mamaja mund të ndihet keq sa do të doja ta kisha menduar më përpara.”
Kërkime për shumë të tjerë si Spartak Nuçe, i humbur në Parma në Kolegio, duke vijuar me Klodiana Fejzullahun, Albert Kosovën etj, ende presin reagimin e gjithë shqiptarëve kudo ndodhen ata./tvklan.al