Minutat e para të transmetimit të mbrëmshëm në “Njerëz të humbur” përcollën emocionet e forta të vitit 1960, ku një histori rrugëtimesh ende të urës së Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, pasojë e një marrëdhënie politike.
Aida Shtino: “Në këto momente unë do doja të rikujtonim të gjithë së bashku, sidomos të gjithë ata studentë shqiptarë të atyre viteve të cilët kanë udhëtuar nga Shqipëria për të studiuar në Bashkimin Sovjetik.”
Një histori mes rreshtash, fjalësh të kaluara ndër mend, e kujtimesh të burgosura në honin e shpirtit. Është histori e studentit shqiptar Vangjel Jovani, i cili të vetmen trashëgimi gjenetike që pati e la në Rusinë e largët. Zemra e tij u lidh ngushtë me Moskën, kryeqyteti i cili i fal profesionin dhe ndjenin më fisnike dashurinë.
Investimi për Arjan Brahimin të cilin hapat fshihen në radhët e shqiptarëve të Kosovës ende të lëna në hije.
Aida Shtino: “Ka ardhur një informacion shumë i rëndësishëm për Arjan Brahimin të cilin unë do tua lexoj, pra një zotëri thotë se jam nga Shkodra, njihem që në Shkodër me Arjan Brahimin dhe me të takohem shumë shpesh pimë kafe bashkë, ai bashkëjeton me një vajzë angleze, u habita kur e pashë foton e tij. Do të takohem të hënën me të dhe do të ti bëj një foto apo do ti bëj një regjistrim bisedës që ti besoni që është ai.”
Pjesë e orëve të vona do të bëheshin edhe 2 histori, ëndrra të pluhurosura nga pesha e viteve që mbajnë një identitet shqiptar.
Gazetari: “Mirëdita.”
Ibrahim Hasan: “Mirëdita.”
Gazetari: “Flas me zotin Ibrahim?”
Ibrahim Hasan : “Po.”
Gazetari: “Ibrahim Hasan?”
Ibrahim Hasan: “Po.”
Gazetari: “Telefonoj nga Shqipëria.”
Ibrahim Hasan: “Lëre, lëre mbylle. Kush jeni ju? Çfarë kërkoni? Pse telefononi nga Shqipëria?”
Gazetari: “Doja t’ju pyesja për disa gjëra.”
Ibrahim Hasan: “Jo, jo mos pyet. Ditën e mirë!”/tvklan.al