Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Igli Tare shprehet i lumtur me arritjet e tij në jetë deri më tani.
Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Tare tha se ka ende eksperienca për të jetuar në botën e futbollit.
“Nuk kam kapituj të pajetuar. Mendoj që jam i lumtur për çfarë kam arritur në jetë sepse dëshira është e pafundme, kështu që për sa kam arritur jam shumë i lumtur sepse e di nga ku kam nisur rrugën time. Por jeta ka shumë gjëra të papritura, dhe unë besoj që kam akoma për të jetuar disa eksperienca të tjera në jetën e futbollit”.
Tashmë që është larguar nga posti i drejtorit sportiv të Lazios pas 15 vitesh, me se është i angazhuar Igli Tare?
“Kam shumë dëshirë të jetoj familen, mundohem të lëviz shumë, të shkoj të shikoj kampionate futbolli nga afër, e di që në të nesërmen kur të filloj një eksperiecë të re do të jetë shumë ndihmuese për mua”.
Igli Tare thotë se ëndrra e tij është që një ditë të kontribuojë për Shqipërinë duke shfrytëzuar eksperiencën dhe përvojën e tij.
“Ëndërr? Kam akoma shumë ëndrra. Por ajo që do doja një ditë, eksperiencën time ta vija në shërbim të vendit tim sepse do ishte diçka shumë e bukur. Dhe do doja që shumë nga ata bashkëudhëtarë, shokë të mi që kam pasur në jetën time me Kombëtaren Shqiptare dhe ata ta kenë atë mundësi së bashku që të ndërtojmë një diçka ose që t’i japim vendit tonë atë kontributin tonë”.
/tvklan.al