Në një lidhje në Skype në programin “Historia ime” në TV Klan ishte këngëtarja mjaft e dashur nga publiku Eneda Tarifa.
Për sa i përket izolimit, ajo u shpreh se ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte, sepse kjo periudhë i ka dhënë mundësinë të kalojë më shumë kohë me vajzën, por gjithashtu edhe të pushojë sepse ka qenë mjaft e lodhur nga angazhimet e saj për shkak të punës.
Eneda Tarifa: Për mua ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte, që të kisha mundësi të relaksohesha, të rrija me vajzën. Mbas Dhjetorit dhe aktiviteteve deri në mes të Janarit, në fakt kam qenë tmerrësisht e lodhur dhe sigurisht prishja e regjimit dhe puna, intesiviteti, njerëzit me super energji se unë ndër ata njerëz hyj, janë të tilë që e lodhin veten shumë. Po e marr si relaks, po e marr si një moment të bukur, ku kam kohë të shpenzoj kohë me vajzën, të bëj regjim, të fle, sepse mungesa ime më e madhe është gjumi për shkak të punës që kam. Kështu që tani fle herët dhe zgjohem me terezi në orën 9-10. Unë po ja kaloj mirë, se punë ka gjithmonë, mbi të gjitha është t’i qëndroj afër vajzës për mësime, se është në klasë të parë. Jemi shumë mirë, po mbahemi shumë mirë./tvklan.al