Ka folur përmes një lidhjeje telefonike për Klan News avokati i 31 vjeçarit Ergdys Arrazi, Blerim Bazhdari. Në intervistë për gazetarin Besard Jacaj, ai u shpreh se pavarësisht se Prokuroria ka referuar si shkak të vetëvrasjes së Alma Arrazit dhunën sistematike, një gjë e tillë nuk është provuar në Gjykatë. Megjithatë babai i 3 fëmijëve të mitur është lënë në burg.
Avokati pretendon se e ndjera ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe është trajtuar me ilaçe, duke paraqitur si provë një raport mjekësor.
“Njerëzit e familjes me gjithë hallin e jashtëzakonshëm që kanë, se kanë pasur mendjen te raportet. Gjendet te sendet familjare, të cilën e vumë sot në dispozicion të gjykatës, duke marrë parasysh se ka nevojë të analizohet, sasia e ilaçeve nga një neuropsikiatër. Do verifikohen të gjitha rrethanat”, tha ai.
Për Ergdys Arrazin theksoi se është në gjendje të rënduar emocionale.
“Seanca ka qenë me dyer të mbyllura, përveçse ne na ndanë me xham me të mbrojturin. Është në gjendje të rëndë emocionale, traumatike. I qëndrojmë deklarimeve tona se nuk ka pasur dhunë dhe nuk është ky shkaku. Shakk është sëmundja e shëndetit mendor.”
Ai përjashton mundësinë që çifti të ketë pasur konflikte e po ashtu “lidhjen jashtëmartesore” të përfolur.
“Nuk kanë pasur problematika që çojnë në elementë të dhunës në familje. Gjithsesi nga ana e Prokurorisë është bërë sekuestrimi i aparatit telefonik ku do të sqarohen të gjitha elementët. Prokuroria i referohet dhunës të vazhdueshme, por nuk është arritur të provohet në gjykatë. Dhuna psikologjike, në dispozita të nenit të Kodit Penal, nuk përmendet elementi si tradhtia. Element është vetëm dhuna sistematike, në këtë pikë Prokuroria nuk arriti ta provojë.”/tvklan.al