Këtë të hënë, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka qenë i ftuar Blendi Gonxhja, ministri më i ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Gonxhja u ndal tek koha kur mori postin e tij si Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR-së në 2018-ën. Ai shprehet se për shkak të situatës së vështirë në këtë drejtori, kryeministri Rama e telefonoi duke i thënë “dua që të ndërtosh një projekt, një program, një plan dhe t’më propozosh diçka për këtë gjë“.

Këtë detyrë e la këtë vit, pasi u përzgjodh sërish nga Rama për të mbajtur karrigen e ministrit.


Blendi Gonxhe: Edhe vetë Rama kur më ka telefonuar, ka thënë që “e kuptoj që është tmerr. Është një nga tmerret më të mëdha që kam, por dua që të ndërtosh një projekt, një program, një plan dhe t’më propozosh diçka për këtë gjë”. I kam kërkuar në fillim, në muajt e parë, pak kohë. 1 muaj, 2 muaj, 3 muaj, kohë sepse ishte koha e një derregullimi të egër që po bëhej në disa prej ministrive shqiptare. Mund të nxitoheshin për të bërë privatizime, ose heqje të shërbimeve publike. Me metoda sipas planit që bëmë në fillim, nuk do të jepnin rezultat të njëjtë që do të jepnin qytetarëve në këtë 5 vite. Më ka dëgjuar, pra këtu dalim tek ajo që thatë, që si me thënë, a i thua po ose jo. Këto kanë qenë “jo” të forta në atë periudhë, ka pasur dhe interesa, që ka pasur presion të fortë edhe në parti, edhe në shumë faktorë të caktuar që kanë qenë në qeveri. Që këto “jo” janë dëgjuar, janë anuluar vendime të caktuara në mënyrë që të bënim atë autorizim që kemi sot realitet.

Blendi Fevziu: Për ministër nuk ju pyeti fare besoj? Se kështu ka ndodhur dhe me të gjithë.

Blendi Gonxhe: Jo, më ka thirrur në zyrë dhe më ka njohur me kërkesën e tij që, natyrisht që është gjithmonë vullneti i tij, është zgjedhja e tij, është kërkesa e tij, që shembullin e dhënë në Automorizimin Shqiptar, të shumëfishuar, të pasuruar me eksperiencën të fituar në vite, të ma kthesh në një përpjekje tjetër. Natyrisht, që kjo do jetë akoma dhe shumë më e vështirë. Pranova me kënaqësi. Unë nuk kam thënë asnjëherë “jo” në jetën time, vihem në dispozicion. Në qoftë se ka diçka që do i uroja çdo të riu, duke filluar nga djali im dhe çdo njeri tjetër, vajzë, djalë, që të vihet dispozicion në jetë ndaj çdo propozimi. /tvklan.al