Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Zv/ministri I Financave

Vendimi i qeverisë Berisha, pritet zhvlerësim i bonove të privatizimit-(5 Shtator 2009)

Vlera e bonove të privatizimit pritet të bjerë ndjeshëm në tregun e lirë të këmbimit e mbasi duke iu rikthyer niveleve të fillim Qershorit. Shkak është bërë riaktivizimi i një sasie të konsiderueshme të letrave me vlerë që e konvertuar shkon në disa qindra-miliona dollarë të konvertuara në disa fonde piramidale investimi prej shumë vitesh....

Shtator 5, 2009

Qeveria: Skema e re, kredi pa interes për të pastrehët-(3 Gusht 2009)

Secili nga të 5000 personat në listën e përfituesve të kredive për strehim nga ky moment mund të aplikojnë pranë zyrave rajonale të entit të banesave për marrjen e kredisë me normë interesi zero. Udhëzimi i ditëve të fundit i qeverisë eliminon koston e kredisë për të pastrehët, e parashikuar fillimisht në nivelin 3%.  Zv/Ministri...

Gusht 3, 2009

Berisha mbledh qeverinë, nuk pranon rritjen e tarifave për studentët-(29 Korrik 2009)

Qeveria miratoi strategjinë për shkencën, teknologjinë dhe informacionin. Vendim që sikurse tha kryeministri Sali Berisha i jep përgjigjen nevojave jetike të vendit për kërkime shkencore. Për këtë qëllim do të financohen projektet e ofruara nga ndërmarrjet e vogla e të mesme. Kryeministri tha se po synohet për qëndrim total tek shoqëria e informacionit. Sali Berisha:...

Korrik 29, 2009

Mbledhja e qeverisë, kryeministri Berisha paketë masash për zonat e varfra-(22 Korrik 2009)

Me kryefjalë luftën ndaj varfërisë, kryeministri Sali Berisha paralajmëroi miratimin e një pakete masash që ndihmojnë në këtë drejtim zonat periferike të vendit.  Paketa parashikon diskriminimin pozitiv të tyre dhe orienton masat, drejt shkollimit, mbështetjes financiare por edhe punësimit të banorëve të këtyre zonave.  Publikimin e kësaj pakete masash kryetari i qeverisë e shoqëroi dhe...

Korrik 22, 2009

Kryeministri Berisha mbledhje me kabinetin për legalizimin e banesave-(18 Qershor 2009)

Sali Berisha: “Kjo mbledhje  ka të bëjë me një seri vendimesh, ndër të cilat do t’i grupoja si më të rëndësishme vendimet që kanë të bëjnë me legalizimet. Janë përreth 6 mijë familje të tjera, kryesisht në Tiranë, banesat e të cilëve legalizohen. Janë edhe rreth 1300 familje të cilave u privatizohen banesat në Kombinat...

Qershor 18, 2009

Hyn në fuqi ligji për rritjen e pensioneve dhe pagave – (2 Maj 2009)

Prej të premtes ka hyrë në fuqi rritja e rrogave dhe pensioneve për të gjitha kategoritë. Rritjen më të lartë e përfitojnë pensionistët e fshatit. Zëvendës ministri i Financave  Sherefedin Shehu sqaron se në përmbushje të premtimit për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve brenda këtij mandati, pak ditë më parë qeveria ka vendosur që pensionistëve...

Maj 2, 2009

Florion Mima dhe Eno Bozdo për krizën ekonomike: Shqipëria jo në rrezik-(19 Mars 2009)

Shifrat e bilancit tregtar për muajt e parë të 2009-tës tregojnë se ekonomia shqiptare nuk ndodhet nq krizë. Në këtë konkluzion kanë dalë dy zëvendësministrat, ai i ekonomisë, Eno Bozdo dhe i financave, Florion Mima. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave eksportet janë gati në të njëjtin nivel si gjatë dy muajve të parë...

Mars 19, 2009

Rritja e garancisë së depozitave në Shqipëri, qeveria e shikon pozitive – (11 Shkurt 2009)

Qeveria po ndjek me kujdes ecurinë e ekonomisë shqiptare, po analizon rreziqet që i kanosen si pasojë e krizës globale dhe po ndërmerr politika stimuluese. Paketa anti-krizë sipas Petraq Milos, këshilltari i kryeministrit për ekonominë dhe financat, konsiston më së shumti në uljen e barrës fiskale, financimin e deficitit, mbajtjen e ulët të inflacionit si...

Shkurt 11, 2009

Opozita kundër ndryshimit të projektligjit për akcizën e karburantit-(21 Janar 2009)

Projektligji për fiksimin e akcizës së karburantit në nivelin 37 lekë për litër nga kufijtë 27 deri 37 lekë që është aktualisht është diskutuar në komisionin e ekonomisë dhe financave. Deputetët e opozitës kanë ngritur shqetësimin se efektet financiare të këtij ndryshimi mund të bien mbi konsumatorin, por zv/Ministri i Financave, zoti Florion Mima deklaroi...

Janar 21, 2009

Kryeministri Berisha në prezantimin e raportit të BB “Doing business” në Shqipëri -(18 Shtator 2008)

Raporti i Bankës Botërore “Si të bësh biznes 2009”, raport ku Shqipëria u rendit e dyta mes ekonomive të 181 vendeve të botës, të marra në studim për reformat e kryera për të lehtësuar bërjen e biznesit është prezantuar zyrtarisht në një takim të organizuar nga zyra e BB për Shqipërinë dhe IFC. I pranishëm...

Shtator 18, 2008