Paraqitja e Italisë në Europian, ishte një nga temat e diskutimit në emisionin “Kampionët” në Tv Klan.
Sipas menaxherit Sokol Haxhia, niveli i kampionatit italian nuk është më si në të kaluarën dhe kjo ndikon në kombëtare.
Kundër kësaj, ishte aktori Kastriot Çaushi, i cili deklaroi se Italia, së bashku me Gjermaninë, ishin shtetet e vetme, që dërguan gjashtë ekipe në Champions League
Pjesë nga biseda:
Haxhia: Të një farë niveli janë Donnarumma, Barella dhe Chiesa. Në 10 vitet e fundit, kampionati italian nuk është më ai elitari, janë parakaluar nga Anglia, Spanja…
Çaushi: Jam absolutisht kundër. Është i vetmi vend, që bashkë me Gjermaninë, nxorën nga 6 ekipe në Ligën e Kampioneve, për atë që treguan në Europë.
Haxhia: Shihet te lojtarët, ku preferojnë të shikojnë. Shikohet edhe te kupat e fituara. Të shkosh në finale dhe të dalësh i dyti…
Çaushi: Interi doli në finale vjet.
Haxhia: Sa vjet ka që nuk fiton Champions League një skuadër italiane?
/tvklan.al