Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz beson se ‘pancerat’ do të fitojnë në përballjen çerkefinale të Euro 2024 kundër Spanjës.
Kreu i qeverisë gjermane ka besim se kombëtarja e vendit të tij do të arrijë të sigurojë fitoren pas 36 viteve kundër “La Roja-s”.
I pyetur nga gazetarët për një parashikim të rezultatit të sfidës të së premtes, ku ai mendo që të jetë i pranishëm në stadiumin e Shtutgardit, ai tha: “Atëherë, 1-0 për Gjermaninë”. Vëmendja është maksimale të pancerat për këtë përballje ndërsa ata vazhdojnë përgatitjet.
Gjermanët nuk e njohin fitoren kundër “Furisë së kuqe” që nga viti 1988 në kompeticionet ndërkombëtare. Sfida e tyre ndaj spanjollëve shikohet si një finale e parakohshme, ndërsa interesimi është maksimal nga tifozët.
Një biletë për të qenë në stadiumin e Shtutgardit pritet të kapë shifra të çmendura.
Sipas mediave gjermane, në shitje kanë dalë bileta jo në pozicione të favorshme, por që nga dëshira e fansave për të qenë në stadium, janë gati të paguajnë nga 6 mijë deri në 12 mijë euro.
Klan News