Vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë Shqiptare mblodhi sot në një ambjent të ngrohtë familjarët e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës. Gjatë 8 viteve të fundit sipas të dhënave të Ministrisë së Rendit Publik, janë vrarë në krye të detyrës 140 punonjës policie e janë plagosur shumë të tjerë. Duke u nisur nga obligimi që shteti dhe popullika ndaj sakrificës së tyre.

Spartak Poçi: ” Këshilli i Ministrave, vendos që pjesëtarëve të famiiljes që bashkëjetonin me punonjësit e policisë të cilët kanë humbur jetën ose është plagosur në krye të detyrës, apo për shkak të saj u jepet një ndihmë të menjëhershme në masën 300 mijë lek dhe për ata që ishin në ngarkim të të vdekurit edhe 100 mijë lek dhe deri në 200 mijë lek për ata që janë në ngarkim të të plagosurit.”

Ndërsa Presidenti i Republikës përshëndeti të pranishmit dhe kundër të tjera theksoi: ” Vështirë që nëpërmjet fjalës të mbush atë boshllëk që është krijuar në familjet tuaja por njëkohësisht dëshiroj të theksoj se e ndjej veten krenar sepse bijtë tuaj, baballarët tuaj, prindërit tuaj kanë rënë në krye të një detyre të shenjtë që është lobimi i një Shqipërie demokratike dhe të një Shqipërie që do të futet me këmbë të sigurta dhe me dinjitet në familjet europiane. “

Kryeministri Meta u shpreh: ” Jemi mbledhur sot këtu për të konfirmuar dhe një herë tjetër angazhimin e qeverisë dhe gjithë institucioneve të tjera në vend se për të gjithë ata që nuk kursejnë jetën e tyre për shtetin, edhe shteti nuk do të kursejë për ta për të siguruar të afërmit e tyre.”

Më pas kjo ceremoni e veçantë u kthye në një bashkëbisedim mes krerëve të shtetit dhe familjarëve për problemet e ndryshme ekonomiko-sociale që kanë këto familje./tvklan.al