Lajme Arkiva 2003

 Kur kanë mbetur pak ditë nga zhvillimi i raundit të dytë teknik të negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit, kryeministri Fatos Nano ka mbledhur Komitetin e Integrimit për tu njohur me përgatitjet e bëra.

Kryeministri Nano ka tërhequr vëmendjen se takimi i ardhshëm i grupit të punës për infrastrukturën më një agjendë të detajuar çështjes do të vlerësoj progresin e bërë në fusha të rëndësishme si transporti, telekomunikacionet energjia, mjedisi dhe uji, për të cilat ai ka kërkuar edhe informacione të detajuara.

Sipas kryeministrit ky raund teknik negociatash për marrëveshjen e stabilizim asocimit përqendrohet në çështje që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve nga shoqëritë dhe shtetasit e komunitetit apo të Shqipërisë në territoret dhe tregjet respektive.

Megjithëse momenti duket shumë teknik nga pikëpamja e negocimit të shumtë politik në funksion të zbatimit të marrëveshjes, ka thënë kryeministri.

Ndërkohë komiteti ka diskutuar për përgatitjet lidhur me negociatat për projekt marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian për ripranimin e personave me qëndrim të pa autorizuar më 15 Maj, të cilin kryeministri Nano e konsideroi si një moment të rëndësishëm për të plotësuar angazhimet në luftën kundër trafikimit dhe emigrimit ilegal./tvklan.al