Një ditë pas inaugurimit zyrtar Barack Obamës për president të SHBA-së në Maqedoni janë shtuar shpresat se zgjedhja e një afroamerikani për president, të shtetit me demokraci më të zhvilluar në botë mund të shërbejë si shembull pozitiv për tejkalimin e paragjykimeve në shoqërinë e ndarë mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Pritje të tilla posaçërisht janë të theksuara tek politikanët shqiptar.
Teuta Arifi: “Unë mendoj që reflektimi i zgjedhjes së Obamës si dukuri domethënë në Maqedoni, duhet të jetë që të flasë për faktin që duhet të punohet në drejtim të tejkalimit të diskriminimit dhe paragjykimeve.”
Besim Dogani: “Maqedonasit, duhet të mësohen të votojnë shqiptarët. Maqedonia akoma ende vuan nga kompleksi mendor i mosbarazisë etnike.”
Mirëpo në mesin e politikanëve maqedonas ka edhe të atillë të cilët vlerësojnë se ende është herët që fenomeni Obama të ndodhë edhe në Maqedoni.
Stojan Andov: “Në Maqedoni ende nuk ka ndodhur që të zigjet president shqiptar sepse tek ne ende janë më të forta proceset të cilat ndajnë se sa procese të cilat bashkojnë.”
Sidoqoftë testi i parë për të vlerësuar reflektimin e fenomenit Obama në Maqedoni, janë zgjedhjet e ardhshme lokale dhe presidenciale të caktuara për 22 mars.
Ku për president të Maqedonisë ka kandiduar edhe kryetari i Demokracisë së re Imer Selmani. Nga Shkupi për Tv Klan Isen Saliu./tvklan.al
Gazetar: Isen Saliu