Nuk munguan ndërprerjet e energjisë elektrike
Nuk munguan fishekzjarret edhe Prishtinë kur akrepat e orës shënuan ndërrimin e viteve. Edhe pse mesnata niste orën policore që mbeti në fuqi qytetarët dolën nga banesat për të parë ndriçimin e qiellit. Baret dhe restorantet u lejuan të punonin deri në orën 23:00.
Por përveç këtij momenti, festimet në Kosovë ishin të vakëta. Në njërën anë pandemia dhe në anën tjetër kriza energjetike duken se e zbehën ndriçimin e festës. Me gjithë ndihmën e Shqipërisë edhe këtë natë nuk munguan ndërprerjet e energjisë elektrike në Prishtinë dhe në qytete të tjera.
Qytetarët thanë që vendosën të bëjnë një shëtitje në rrugët e Prishtinës shprehin ankesa edhe për rritjen e çmimeve. Nga 3 Janari në Kosovë hyjnë në fuqi masat e reja antiCovid. Për të gjithë personat që hyjnë në vend do të vlejë vetëm certifikata e vaksinimit me dy doza të vaksinës.
Tv Klan