Kjo periudhë ka qenë tepër e ngarkuar për Eduart Dedën me angazhimet me Miss Universe, prezantimin e etnografisë shqiptare në një sfilatë në Romë të Italisë ku Miss-et ndër vite u veshën me kostumet kombëtare por gjithçka kulmon ditën e sotme me ditëlindjen.
Eduarti dhe bashkëshortja e tij ndajnë të njëjtën ditë lindjeje, çka e bën edhe më speciale. Por programi “Rudina” në Tv Klan është kujdesur që ta surprizojë përmes mesazhit nga nëna e tij.
“Faleminderit Eduart që më bën krenare me gjithë programet dhe me gjithë sjelljet e mrekullueshme të tuat në familje e kudo. Ti e di, ti je dashuria më e madhe e mamit. Të dua shumë”.
Rudina Magjistari: S’e prisje fare besoj mamanë të të vinte sot surprizë?
Eduart Deda: Me thënë të drejtën, pas humbjes së babit unë jam lidhur shumë si çdo fëmijë me atë që kam, nënën. Ajo është një zonjë e jashtëzakonshme, është një grua e jashtëzakonshme. Unë i jam shumë borxhli për shumë situata dhe shumë shqetësime që i kam dhënë gjatë gjithë jetës sepse jeta nuk na ka shkuar gjithmonë…
Këtu fjala e Eduart Dedës ndërpritet nga kënga e ditëlindjes që shoqëron tortën e sjellë nga drejtori i programacionit të Televizionit Klan, Albert Dumani. Mes duartrokitjeve e urimeve, ai fryn qirinjtë që shpresojmë t’ia realizojnë të gjitha dëshirat./tvklan.al