Ndalesa e radhës e takimeve të kreut të republikanëve, Fatmir Mediu ishte qyteti i Fierit, ku bisedoi me qytetare dhe simpatizantë të partisë që ai drejton.
Gjatë fjalës së tij krye republikani vuri theksin tek reformat dhe sukseset e mazhorancës gjatë këtyre 4 viteve, ndërsa shprehu bindjen se shqiptarët do t’i japin sërish besimin këtij koalicioni për një mandat të dytë, për të që edhe një herë një qeveri e suksesshme. Gjithashtu, Mediu u ndal edhe tek e drejta e pronës, njohja e saj dhe kompensimin e ish –pronarëve.
Fatmir Mediu: “Ne duam të vendosin të drejtën e pronës private si e drejtë e ligjshme e gjithsecilit, pavarësisht ka apo s’ka prona dhe në qoftë se punojmë për legalizimin padyshim për të legjitimuar të paligjshmen duhet të shikojmë të ligjshmen. Është detyrim që vjen nëpërmjet konventës evropiane të të drejtave të njeriut, por është elementi thelbësor i lirisë së tregut. Prandaj mendoj që është e domosdoshme që ne të arrijmë në një kuptim të përbashkët që përveç ndryshimeve ligjore, të kemi implementim të drejtë ët kësaj çështje.”
Kryetari i Partisë Republikane u shpreh se në katër vitet e qeverisjes se djathtë janë kthyer në realitet shumë projekte për të cilat kundërshtarët politik dukeshin skeptikë. Përsa u përket zgjedhjeve te qershorit zoti Mediu tha se ato do të jenë të një standardi të lartë, transparente dhe demokratike. Ai siguroi gjithashtu se gjatë mandatit të dytë të kësaj qeverie do të punohet me seriozitet, për të vazhduar sukseset dhe reformat në rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian./tvklan.al