Lajme Arkiva 2003
Kanë nisur punimet për ndërtimin e teleferikut të parë shqiptarë që do të lidhë kryeqytetin më malin e Dajtit. Linja ajrore prej 4.2 kilometrash është iniciativa më e re e institutit të studimeve dhe projektimeve pyjore.
Guri i parë i themelit është vënë nga kryeministri Nano, i cili i mbështet për këtë investim prej 6.5 milionë eurosh, institutin e projektimit dhe të partnerëve austriak. Për të kjo linjë e re është simbol i shkurtimit të largësive. Njëkohësisht do ë mbetet dhe linjë brezash.
Gjatësia horizontale prej më shumë se 4000 metrash pritet të përshkohet për 13 minuta. Udhëtimi në këtë rrugë ajrore cilësohet komod dhe i sigurt për 360 persona.
Fatos Nano: Po ngjitemi më lartë për të ndërhyrë më vertikalisht mbi problemet e trashëguara dhe për të ndërtuar edhe në kryeqytet edhe në zonat tona urbane, në mënyrë që askush, përfaqësues i një politike të vjetër që kërkon të manipulojë me mungesën e informacionit apo me nevojat e njerëzve për të ruajtur monopole në politik që pastaj shkatërrojnë shtetin dhe sipërmarrjen, pra askush i dalë apo ende i absorvueshëm edhe nga komuniteti i Bathores të mos e konsideroj veten të izoluar, por të njohë dhe të respektojë rregullat e integrimit.
Shpejtësia e lëvizjes është 3-6 metër për sekondë montimi i 23 gondolave, kabina teleferike kryhet nga një firmë austriake e specializuar për montim teleferikësh, ajo do të bëhet me monokabëll.
Stacioni i poshtëm i nisjes do të jetë fshati Qesarakë mbi Kinostudio dhe stacioni i sipërm Fushë Dajti. Është cilësuar si një objekt social dhe me çmim popullor, ku do të paguhet 500 Lekë vajtje-ardhje. Punimet pritet të përfundojnë në korrik të vitit 2004./tvklan.al