Futbollisti i Bajer Leverkusen, Florian Virtz po mendon që të qëndrojë në ekip edhe pasi sezoni të përfundojë.
Për lojtarin 21-vjeçar ka një intersim të madh nga Bajern Mynihu, por gjermani preferon që të vazhdojë të luajë për ekipin e drejtuar nga Alonso.
Sipas të përditshmes gjermane Kicker, përfaqësuesit e lojtarit me drejtuesit e klubit po punojnë për të rinovuar.
Kjo do të thotë se kalimi në ‘Allianz Arena’ do të ishte i pamundur në vazhdim.
Virtz ndihet mirë te Leverkuseni e mendon se ka ende për të dhënë në skuadër.
Për më tepër që bavarezët e kanë të vështirë që të përballojnë një interesim për talentin gjerman. Leverkuzen e lë të lirë për 150 milionë Euro, ndërsa për rrogën do të paguheshin 20 milionë Euro.
Ndërsa te Leverkusen nuk ka shqetësime financiare, me klubin që ka financa të shëndosha me pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Kontrata aktuale Virtz i përfundon në verën e 2027-ës. Në Bundesligë në 14 takime ka realizuar 6 gola dhe 4 asiste ndërsa në Ligën e Kampioneve 5 gola dhe 1 asist.
Klan News