Nuk prodhuan surpriza ndeshjet e raundit të gjashtë në Champions League.
Real Madrid fitoi një ndeshje spektakolare ndaj Atalantës, me rezultatin 3-2 në transfertë.
Ndeshje e bukur dhe me raste nga të dyja ekipet, ashti siç edhe pritej.
Madrilenët kaluan të parët në avantazh me Mbappe në minutën e 10-të, ndërsa vendasit barazuan me De Katelaere në fundin e pjesës së parë.
Fraksioni i dytë nisi vrullshëm për spanjollët, që realizuan dy gola të shpejtë, me Vinicius në minutën e 56-të dhe Bellingham në minutën e 59-të.
Vetëm 6 minuta më vonë, Atalanta ngushtoi shifrat në 3-2 me Lookman, por vetëm kaq, pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Sukses i rëndësishëm për Realin, që ka shfaqur probleme të shumta këtë sezon.
Bayer Leverkusen i shkaktoi humbjen e parë Interit në Champions, pasi e mposhti minimalisht. Dominimi i gjermanëve, u shpërbyle në minutën e 90-të, kur Mukiele zhbllokoi sfidën dhe shënoi golin që vulosi takimin.
Fitore të rëndësishme mori edhe PSG-ja, që triumfoi pastër ndaj austriakëve të Salzburg me rezultatin 3-0.
Bayern Munich shkatërroi Shakhtar Donetsk me shifrat e thella 5-1.
Në ndeshjet e tjera, Brest fitoi 1-0 ndaj PSV-së, Club Brugge mundi 2-1 skuadrën e Sporting Lisbona. /tvklan.al