Një nënë nga Durrësi ankohet në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi është 16-javëshe shtatzënë dhe kërkon të bëjë ekzaminimin e amniocentezës, analizë që tregon nëse fëmija është me fribrozë apo sindromën Down. Në maternitetin e vjetër “Mbretëresha Geraldinë” i thuhet se pajisja nuk punon prej një jave.
Punonjësja: Aparati ka një defekt! Nuk është gjë që e them unë sepse kështu dua unë.
Qytetarja: Mirë pra, tani…
Punonjësja: Po nuk më besove mua, hajde shkojmë tek doktoresha gjenetiste.
Qytetarja: Mirë pra, kjo është punë, që s’pret! Atëherë si ka mundësi aparati të rrijë i prishur?
Punonjësja: Tani zonjë, janë gjëra që ndodhin!
Qytetarja: Po është prishur aparati.
Punonjësja: Aparatin e kam të prishur, nuk e kthej dot mbrapsht!
Qytetarja: Po si t’ia bëjmë?
Punonjësja: Po ti duro! Unë do të marr një numër telefoni, në momentin që rregullohet…
Qytetarja: Kur do të rregullohet? Ta dimë të paktën!
Punonjësja: Nuk ta them dot kur, jo! Ta them, hajde nesër, jo. O zonjë, nuk ta them dot! Do të them unë, kur të rregullohet aparati javës tjetër! Ose do të rregullohet apo nesër, nuk ta them dot! Maksimumi që mund të bëj për ju është që të marr numrin e telefonit shënim dhe në momentin që rregullohet aparati të them hajde bëjmë amniocentezën.
Qytetarja: Mos i përcillni njerëzit të gjithë ju?
Punonjësja: Jo, nuk i përcjell absolutisht asnjë!
Pas qytetares, interesohet gazetarja e “Stop” dhe punonjësja i thotë se pajisja ka një problem me kalibrimin që do të zgjidhet brenda 4 javëve. Mjekja gjenetiste Merita Xherbatori tha se nëse problemi nuk zgjidhet në kohë, zonja do të dërgohet ta bëjë analizën në QSUT.
Pas këmbënguljes së “Stop”, situata mori zgjidhje dhe zonjës në fjalë i caktuan ditën e ekzaminimit.
Qytetarja: Përshëndetje Stopi! Falë interesimit tuaj, unë jam shtruar në spitalin “Geraldina” dhe jam duke bërë ekzaminimet dhe analizat e çdo gjë, për të bërë amniocentezën.
Gazetarja: Është rregulluar pajisja e amniocentezës?
Qytetarja: Po përderisa më kanë thërritur për të bërë ekzaminimet do të thotë që është rregulluar. Shumë faleminderit emisionit Stop!/tvklan.al