Të lënduarit e mbijetuar nga ngjarja tragjike e aksidentit me autobus në Bullgari i janë nënshtruar kujdesit shëndetësor. Sipas njërës prej mjekeve të spitalit në Sofje ku ata po trajtohen, ndërhyrjet kirurgjikale të kryera deri më tani kanë rezultuar të suksesshme.

Dr. Maja Argirova konfirmon se mbrëmë janë kryer dy operacione, ndërkohë që sot do të operohen edhe dy pacientë të tjerë që po trajtohen në spitalin “Pirogov” në Sofje, pasi u lënduan në aksidentin që ndodhi në orët e hershme të ditës së djeshme.

6 pacientë janë në kirurgjinë plastike, 1 në traumatologji. Të gjithë pacientë janë në gjendje stabile, u janë dhënë ndihmë psikologjike dhe dje kanë pasur intervenime të suksesshme”, tha Dr. Maja Argirova.

46 persona vdiqën pas aksidentit me autobus në Bullgari, shkaqet e të cilit nuk dihen ende saktësisht./tvklan.al