Të populluara edhe marketet dhe furrat e bukës
As thirrjet e Organizatës Botërore të Shëndetit, mjekëve e autoriteteve shqiptare nuk i ndalën kryeqytetasit të dyndeshin në tregje prej orëve të para të së shtunës.
Edhe kur ora ju afrua 13.00 tezgat ishin plot. Radha mes qytetarëve nuk u respektua e as distanca e sigurisë që frenon përhapjen e COVID -19.
Rrezikun e shtoi mungesa e masave mbrojtëse nga qytetarët, që nxituan të mbyllnin blerjet e fundjavës.
Radhë të gjata pati edhe në markete dhe në furrat e bukës, ndonëse situata ishte më e kontrolluar.
Fluks qytetarësh pati edhe në rrugët e Tiranës, të cilët shfrytëzuan fashën orare për të lëvizur apo shëtitur. Duke nisur nga kjo e shtunë e deri në orën 5.00 të së hënës çdo veprimtari do të jetë e mbyllur.
Sipas vendimit të qeverisë qytetarët duhet të aplikojnë në portalin e-Albania për t’u pajisur me leje që ju mundëson të dalin vetëm 60 minuta brenda orareve të përcaktuara dhe kjo vlen vetëm për 1 pjesëtar të familjes.
Tv Klan