Oscar Piastri, triumfoi në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. Piloti i McLaren, i mahniti të gjithë, duke u renditur i pari në garën e Formula 1, ndonëse në fillim nuk shihej si favoriti kryesor.
Në fakt Piastri i dha shenjat në provat zyrtare, aty ku u rendit i dyti dhe në mesin e garës, ia doli të parakalojë Charles Leclerc e Ferrarit. Ky i fundit e nisi garën i pari, por nuk ia doli të ruajë kreun dhe në përfundim të garës, u rendit i dyti, para Russell të Mercedes, i cili mbylli podiumin.
Në garën e Azerbajxhanit, Sergio Perez i Red Bull dhe Carlos Sainz i Ferrarit, u përfshinë në aksident, dy xhiro nga fundi, duke humbur mundësinë për vendet e para.
Paraqitje shumë mirë nga Lando Norris me McLaren, i cili e nisi nga vendi i 16-të dhe në fund u rendit i katërti, para Max Verstappen të Red Bull.
Në zonën e pikëve u renditën edhe Fernando Alonso, Alexander Albon. Franco Colapinto, Leëis Hamilton dhe Oliver Berman. /tvklan.al