Një burrë u kthye në shtëpi për ta rregulluar pas katastrofës që la pas uragani Harvey dhe u ndesh me një mysafir të ccuditshëm.

Brian Foster ishte larguar nga shtëpia e tij në Teksas pas përmbytjeve që ndodhën  javën e kaluar dhe u kthye dje për ta pastruar.

Por ajo që e priste në dhomën e ndenjies e la pa fjalë. Një krokodil ishte akomoduar poshtë tavolinës së tij të ngrënies.

Foster lajmëroi menjëherë policinë dhe supervizorët e Texas Game për ta larguar nëntëkëmbëshin.

Profesionistët  arritën ta kapnin krokodilin brenda 20 minutash dhe  më pas e kthyen në habitatin e tij.

Por ky nuk ka qenë rasti i parë që banorët e Teksasit kanë gjetur gjallesa të ndryshme në shtëpitë e tyre pas uraganit Harvey.

/ tvklan.al