Gara e triathlonit për femra fitohet nga Franca. Sportistja vendase, Cassandre Beaugrand (Bogrond) arriti të regjistrojë në total kohën më të mirë në tre disiplinat e zhvilluara në Paris.
Fillimisht 1.5 kilometra not në ujërat e lumit Sena të vendosura në dyshim për shkak të ndotjes. Mungesa e seancave stërvitore bëri që atletet të vuanin përshtatjen me rrymat e ujit, duke dhuruar një garë tepër interesante për tifozët që kishin mbushur urat dhe bordurat kryesore të lumit.
Edhe gara e çiklizmit ishte e jashtëzakonshme. 40 kilometra të cilat u shoqëruan edhe me rrëzim të sportisteve, ndjekur më pas me garën e vrapimit. 27-vjeçarja arriti të fitojë garën e triathlonit të dominuar edhe nga reshjet e shiut me kohën 1 orë 54 minuta e 55 sekonda.
Pas saj u rendit atletja zviceriane, Julie Derron e cila mori medalje argjendi, teksa vendi i tretë për britanike, Beth Potter e distancuar me 15 sekonda nga kreu.
Klan News