Francezët nuk kanë ndërmend ta ndalin revoltën e tyre kundër rritjes së çmimit të natës. Të ashtuquajturit “Jelekë të verdhë” u përplasën gjatë gjithë natës me policinë në Paris.
Përleshjet e dhunshme janë shtrirë në gjithë vendin, duke e çuar në mbi 400 numrin e të plagosurve, 14 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ndërsa të shtunën një vajzë humbi jetën aksidentalisht gjatë protestës. Policia ka shoqëruar rreth 300 persona. Por kjo nuk i ka ndalur protestuesit, të cilët të dielën u bënë barrierë njerëzore duke bllokuar 150 autostrada.
“E kam veshur këtë jelek të verdhë për një arsye të thjeshtë. Kemi shumë taksa dhe këtë të naftës nuk mund t’a tolerojmë. Makroni po na ve vetëm taksa dhe asgjë s’po kthehet në këmbim”, tha Thierry Paul Vallette, Organizator i Manifestimeve.
Taksa ekologjike e ka rritur çmimin e naftës në 1.48 euro për litër, ndër më të lartët e viteve të fundit. Ajo synon të nxisë francezët të blenë automjete elektrike. Ndaj dhe Presidenti Makron nuk ka ndërmend të tërhiqet prej saj. E teksa Franca vlon nga protesta, ai ndodhet për një vizitë në Berlin tek homologu gjerman Shtajnmajer. Taksa e ka ulur popullaritetin e tij në minimumin historik 25%.
Tv Klan