Kanë pluguar tokën për ta mbjellë, por si fryte kanë marrë predha luftarake.
Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në fshatin Kashtëbardhë të Lushnjës. Traktorët kanë nxjerrë në sipërfaqe predha që mendohet të jenë të Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e të cilave mbajnë etiketën e paplasur dhe e kanë të pa hequr siguresën.
“Në momentin që unë kam mbaruar plugimin pashë predhën lart. Ajo qe shansi im, s’plasi”.
“Frika është se plasin e bëhet nga ajo dhe i mbajmë gjithmonë me ujë. Një djalë i vogël këtu, ka vrarë gishtat këtu dhe shpërthejnë”.
“Kjo zonë këtu dihet që është kështu dhe gjithmonë ne interesohemi për t’i grumbulluar. Kryesisht ne themi predha të ndryshme nga kalibri më i vogël deri tek kalibri më i madh”.
Predhat e nxjerra nga toka janë grumbulluar nga banorët e zonës, të cilët kanë arritur të mbledhin më shumë se 120 të tilla.
Rreziku i shpërthimit të tyre është evident pasi kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën, ndërkaq pritet që specialistët e ushtrisë të bëjnë klasifikimin dhe mbledhjen e tyre./tvklan.al