Kriza ekonomike që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kredhur në pasiguri institucionet botërore financiare. Kjo pasiguri po rritet në çdo vend, por a prek kjo krizë ekonominë shqiptare?
Në fjalën e tij në konferencën e 15 ndërkombëtare të Mbikëqyrësve Bankar në Bruksel Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, thotë se vendi ynë nuk është i rrezikuar.
Gazetarja: “Tregu shqiptar nuk është aspak i ndikuar nga kriza financiare amerikane sipas guvernatorit Ardian Fullani, Banka e Shqipërisë ka ditur të mbikëqyr sistemin financiar megjithatë ai vlerëson se duhet më shumë transparencë nga ky sistem.”
Ardian Fullani: “Ajo që është e rëndësishme të theksohet është që tregjet globale financiare po kalojnë një periudhë të gjerë korrektimi që padyshim po ndiqet me mjaft interes nga aktorët e rëndësishëm të tregut financiar botëror. Sistemi bankar shqiptar duhet të jetë më transparent edhe më i kujdesshëm për sa i përket menaxhimit të riskut.”
Të këtij mendimi janë edhe specialistët e ekonomisë, të cilët theksojnë se qeveria dhe Banka Shqiptare duhet të jenë vigjilente ndaj kredive të këqija në sistemin bankar.
Konferenca ndërkombëtare e mbikëqyrësve u mbajt me dyer të mbyllura për mediat, por sipas guvernatorit Fullani në të nuk u trajtuam problemet që po has Evropa sot si rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve./tvklan.al