Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale “Sy m’Sy”, është ndalur edhe tek furnizimi me ujë.

Gjatë fjalës së tij Rama tregoi situatën që gjetën kur erdhën në pushtet ku sipas tij gjatë viteve të qeverisjes së tij ky problem ka njohur një përmirësim të dukshëm. Kryeministri tha se janë 60 investime të reja që kanë nisur në 2024 dhe vazhdojnë edhe sot dhe shtrihen në 29 bashki.

Edi Rama: Edhe për këtë çështjen e ujit duke qenë se kam disa të dhëna këtu. Kur kemi marrë detyrën vetëm 4 zona urbane dhe asnjë rurale kishin ujë 24 orë. 60% e lidhjeve nuk kishin matësa. Sot janë 44 zona urbane dhe 98 zona rurale dhe nuk flasim për zonë urbane mund t’i themi thjesht një qyteti apo zonë rurale mund t’i themi një fshati. Janë zona të mbulimit nga sistemi i ujësjellësave që furnizohen me ujë. Janë lidhur 300 mijë kontrata të reja. Investimet e reja kanë qenë të vazhdueshme dhe vazhdojnë edhe sot që flasim.

Janë 60 investime të reja që kanë nisur në 2024 dhe vazhdojnë edhe sot dhe shtrihen në 29 bashki, pra edhe në pjesë të caktuara ku nuk ka ujë 24 orë. Përfshijnë 13 qytete, 45 zona rurale që do të thotë që kjo punë vazhdon. Tani është shumë interesante pjesa që pse bën krahasime. Po si do të kuptojmë ku jemi nëse nuk mbajmë mend ku ishim dhe nëse nuk e dimë ku duam të shkojmë, ose si mund ta dimë ku do shkojmë nëse nuk e dimë ku jemi dhe ku jemi duhet të dimë se nga ku jemi nisur. Po ju krahasoj me 10 vite më para se 10 vite në jetën e njeriut janë shumë, në jetën institucionale të një vendi janë një vit, shumë prap po them po hajde po ju jap një vit.

Është e padiskutueshme që shumëkush nga ato që flasin keq dhe thonë keq keq nuk e vënë mendjen në punë kur në fakt ku ishim, kur sipas tyre kur ishim mirë se i bije që ishim mirë kur ishim keq dhe jemi keq kur jemi shumë më mirë./tvklan.al