Fushata nuk është më pak e lehtë edhe për dy kandidatët për zëvendës president të Shteteve të Bashkuara. Ndonëse fati i tyre varet nga fitorja e Joh McCain ose Barak Obamës, Sarah Palin dhe Joe Biden duhet të intensifikojnë përpjekjet për të siguruar atë pjesë të mbështetjes që pritet prej tyre.
Guvernatorja e Alaskës sot ndalet në Florida dhe Karolinën e veriut, ndërsa kundërshtari i saj demokrat Biden do të ndjekë agjendën e tij me takimet elektorale në Ilinois dhe Ohajo. Fjalimi i zonjës Palin do të udhëhiqet nga thirrja ‘dilni të votoni’, duke kërkuar kështu votën nga amerikanët ende të pavendosur. Ndonëse ajo ka fituar zemrat e shumë grave si një nënë dhe politikane e përkushtuar, Biden fiton pikë me CV e tij. Sondazhet tregojnë atë çka mendojnë pikërisht votuesit e pavendosur se Palin është e mirë, por vota do të shkojë për dyshen Obama-Biden.
E në fakt udhëtimi i gjatë i kësaj dyshje ka kushtuar shumë veçanërisht për shtypin. Fushata jashtë kufijve amerikanë si në Lindjen e mesme dhe europë, faturoi një shifër të lartë shpenzimesh për agjencitë dhe rrjetet më të njohura në botë, të cilat numërojnë 9.6 milion dollarë të hedhura për udhëtime, bileta dhe hotele, një shifër dy herë më e lartë se ajo për dyshen kundërshtare McCain-Palin./tvklan.al
Gazetare: Justina Ukaliaj
Montazh: Vilma Halilaj