Elseid Hysaj kërkon falje! Koka e ulur në gjuajten e Nikolo Barelas në minutën e 16, me topin që më pas shkoi në rrjetë, solli reagimet e tifozëve kuqezi, të cilët e kritikuan për veprimin, me një lumë mesazhesh.
Në fillim, 30 vjeçari mbylli rrjetet sociale, ndërsa u rikthye sërish, duke u kërkuar atyre falje ne Instagram, e duke u shpjeguar se e vlerësoi gabim trajektoren.
“Pas ndeshjes me Italinë dhe evenimenteve të fundit, ndiej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozeve shqiptarë për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë që pësuam. Është e tepërt të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje dhe vlerësim i rremë i trajektores. Kush më njeh, e di mirë që do të jepja çdo forcë që kam e do bëja çdo sakrificë për këtë bluzë, siç kam bërë gjithmonë. Më vjen keq për strumentalizmin pa vend nga shumë persona të gabimit përtej vlerësimit teknik.”
Mbrojtësi 30 vjeçar falënderoi përzemërisht të gjithë tifozët, që i kanë qëndruar pranë në këtë moment të vështirë.
“I pranoj me vetëdije kritikat dhe keqardhjen e tifozëve anembanë, të cilët pa përjashtim i mbaj në zemër. Tani të koncentrohenmi te ndeshjet e ardhshme dhe forca Shqipëri gjithmonë.”
Sfida e radhës e Shqipërisë do të jetë të mërkurën kundër Kroacisë më 19 qershor në “Volkspark-stadion” të Hamburgut.
Klan News