Avioni i hodhi në det, 12 prej tyre u mbytën
Lufta izraelite ka bërë që banorët e Rripit të Gazës të jenë në një betejë të përditshme për ekzistencë. Këtë dëshmojnë edhe këto filmime që dëshmojnë rastin më të fundit ku 18 banorë humbën jetën në përpjekje për të siguruar ndihmat humanitare ndërkombëtare që hidhen nga ajri.
12 prej viktimave u mbytën në det në përpjekje për të kapur pakot me ndihma që u hodhën në mënyrë të shkujdesur në disa metra larg bregut. 6 të tjerë u shtypën nga trumat që u dyndën për rrëmbyer çdo mundeshin, në përpjekje për të shuar urinë e përditshme të tyre dhe familjarëve.
“Ishim duke pritur ndihmat në breg, kur pamë që një avion po i hidhte në det. Njerëzit u turrën për t’i marrë por disa nuk dolën dot më prej andej”, thotë një dëshmitar.
Banorët e quajnë “çnjerëzore” këtë mënyrë, ndaj kërkuan që të hapen pikat kufitare tokësore për hyrjen e kamionëve me ndihma.
Gjatë një fjalimi të elektoral Karolinën e Veriut, Presidentit amerikan Joe Biden iu ndërpre fjala nga disa protestues pro-Gazës.
Tv Klan