Veliu: Mungesa e drogës rriti çmimin në treg
Në raportin e fundit të Guardia di Financa për luftën ndaj kultivimit të kanabisit në Shqipëri thuhet se sipërfaqja e zbuluar për 2020 ishte më shumë se dyfishi i një viti më parë. Janë 7.2 hektarë me hashash të zbuluara nga monitorimet nga ajri në gjatë 2020, ndërsa në 2019 ishin vetëm 3.2 hektarë.
“Ne nuk kthehemi ku është kultivuar në zonat e mëparshme, por zgjerojmë hartën. 33.2% e territorit ka qenë subjekt monitorimi. Është një përqindje e llogaritur mbi territorin ku ka interes. Nuk kemi konsideruar zonat urbane, qarkullimin rrugor apo zona që kurrsesi nuk kultivohet kanabis”, deklaroi Giuseppe Arbore, Gjeneral i Guardia di Finanza.
Por sipas drejtorit të Policisë së shtetit Ardi Veliu ka pasur një rënie të konfiskimeve në brigjet italiane dhe mungesa e lëndës narkotike ka rritur çmimin.
“Mungesa e lëndës narkotike në treg është reflektuar edhe në çmimin e saj, i cili është rritur nga 800-900 euro për kg në 2019 në 1400-1500 euro për kg në 2020”, tha Ardi Veliu.
Në Shqipëri gjatë 2020 janë asgjësuar 137.216 bimë, nga të cilat 15.828 ishin kubikë.
Tv Klan