Lajmi se “Giro d’Italia” do të nisë nga Shqipëria në sezonin e vitit që vjen, vijon të ketë jehonë në të gjithë botën. Mediat sportive dhe jo vetëm, e kanë shpërndarë lajmin se edicioni i 108 i kësaj gare për herë të 15 në histori, do të nisë nga jashtë kufijve të Italisë, për herë të parë në Shqipëri.

“La Grande Partenza” (Nisja e Madhe): Ky është lajmi që ka qarkulluar në 70 shtete të ndryshme, thotë Kryeministri i vendit Edi Rama në një postim në rrjetet sociale. 700 burime të ndryshme informacioni i kanë bërë jehonë kësaj ngjarjeje të madhe.

Në Itali po numërojnë ditët dhe janë tejet entuziastë për etapat që do të mbahen në Shqipëri. Janë studiuar, rrugët, trajektoret, ndryshimet e lartësisë, dhe është përcaktuar edhe vështirësia e çdo segmenti për t’ia paraqitur më pas si informacion ciklistëve pjesëmarrës. Ky edicion pritet të ketë një pjesëmarrje të jashtëzakonshme cilklistësh dhe ekipesh.

“Giro D’Italia” është një nga 3 garat më të rëndësishme të çiklizmit në botë bashkë me Vuelta të Spanjës dhe “Tour De France”. Për garën italiane ka lajme së fondi i investimeve të Arabisë Saudite kërkon ta blejë. Drejtori i garës ka deklaruar se investimi i sheikëve do ta rriste më shumë “Giro D’Italia”, por ky është një vendim shumë i rëndësishëm për t’u marrë.

Tv Klan