Stafi i një supermarketi në Francë u habit, kur brenda kutive me banane gjetën kokainë. Sipas informacioneve të bëra të ditura nga autoritete më pas, u konfirmua se në dërgesën e bananeve ishin rreth 40 kilogramë kokainë dhe 50 kilogramë drogë kanabis sativa.

Droga mendohet të ishte me dërgesa nga Kolumbia, por nga ana tjetër autoritete ende janë duke hetuar se cili ishte marrësi i kësaj dërgese.

Lënda narkotike në total ishte e shpërndarë në ngarkesat me banane në zinxhirët e katër supermarketeve në Francë.

Bananet duket se janë fruti “i preferuar” i trafikantëve të drogës, veçanërisht atyre që e transportojnë atë nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Në Korrik, qentë e policisë gjetën 6,000 kg kokainë me vlerë rreth 173 milion euro të fshehura në një dërgesë me banane në Ekuador që ishte destinuar për në Gjermani.

Ndërkaq në muajin Gusht, agjentët doganorë në qytetin verior grek të Selanikut zbuluan rreth 93 kg kokainë në një anije nga Ekuadori që transportonte banane.

Kurse rreth 250 kilogramë kokainë u gjetën në muajin Maj të fshehura në kuti bananesh në një depo në Colmar në Francën lindore. Policia gjeti gjithashtu një pajisje gjurmuese GPS në ngarkesë. Detektivët besuan se droga ishte menduar të dërgohej në Gjermani, por ishte dërguar gabimisht në Francë./tvklan.al