Bima më antike në Evropë është një dëllinjë. Është 1647-vjeçare dhe u gjet në Finlandë nga një grup kërkuesish ndërkombëtarë, koordinuar nga Universiteti i Padovës.
Është me madhësi modeste dhe shënon rekord të ri, duke kaluar me disa shekuj moshën e pemëve më të lashta të kontinentit tonë. Në veri të Evropës, në ekstremitete, pemët i lënë vendin bimëve më të vogla drunore, e kështu gëmushat morën vemendjen e grupit të biologëve.
Kjo specie njihet për përdorimin e saj në kuzhinë, dhe prodhimin e pijes alkolike Gin, por gjithashtu është gëmusha më e përhapur në planet, dhe rritet në kushte nga me të ashprat klimatike, duke toleruar temperaturat nga më të larta në ato më të ulëtat.
Gjetja e kësaj bime që i ka rezistuar 1700 viteve në tokë, është publikuar në revistën Ecology.
Ndërsa, pema më antike e Evropës është një bredh i kuq, Old Tjikko gjendet në Suedi, ku trungu është 600 vjeçar, ndërsa rrënjët janë 9561-vjeçare.
Ndërsa rekordin botëror e mban Lisi Palmer në SHBA, i datuar me një moshë prej 13-15 mijë vjet.
Klan News