Real Madridi është dorëzuar në garën për të firmosur me mbrojtësin e djathtë të Liverpool, Trent Alexander-Arnold gjatë merkatos së dimrit.
“Los Blancos” kanë qenë tepër aktivë në muajt e fundit për të firmosur me yllin 26-vjeçar të Anglisë, por gjasat janë të mëdha që ata të tentojnë sërish në verë.
Nëse Alexander-Arnold nuk rinovon me të kuqtë, atëherë ai do të jetë në gjendje që të largohet si një futbollist i lirë pasi kontrata e tij aktuale skadon më 30 Qershor.
Pa mbrojtësin e djathtë Daniel Carvajal në dispocizion për këtë sezon, galaktikët ishin gati që të shpenzonin për një emër të ri.
Por dy oferta të bëra për anglezin, u refuzuan nga Liverpuli. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Reali ka vendosur që të ndërpresë planin për ta blerë Alexandër-Arnold në Janar, pavarësisht dëshirës së Carlo Ancelottit për të forcuar skuadrën e tij.
Përveç Karvahal, i padisponueshëm për teknikun italian është edhe mbrojtësi Eder Militao.
Në mungesë të Carvajal, Ancelotti i është drejtuar Lucas Vazquez për të mbushur boshllëkun në krahun e djathtë, me Federico Valverde dhe Raul Asencio gjithashtu në dispozicion si opsione emergjente.
Boshllëku është mbushur nga Luksa Vaskez, me ekipin që gjendet në krye të renditjes së La Liga-s, katër pikë më shumë se Atletico Madridi dhe shtatë më shumë se Barcelona.
Pavarësisht moshës 26 vjeçare, Alexander-Arnold është një nga futbollist më me përvojë të Liverpool.
Klan News