Një 61-vjeçar është gjetur i vdekur në një kanal, në anë të rrugës në fshatin Gjashtë të Sarandës. Viktima është Ismet Avdiu, i cili u gjet i pajetë nga nipi i tij. Viktima kishte mbërritur dje në Shqipëri.

Sipas policisë, Avdia u gjet pa jetë rreth 6 metra nga oborri i banesës së tij.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka qenë aksidentale. Në trupin e 61-vjeçarit nuk kishte shenja dhune. Megjithatë policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që sollën vdekjen.

/tvklan.al