Në një zonë shkëmbore të plazhit Symi, autoritetet greke kanë gjetur pas pesë ditësh trupin e prezantuesit të BBC, Michael Mosley.

Pranë tij u gjet çadra që mbante ditën kur u zhduk si dhe një orë dixhitale. Mosley, 67 vjeç, ishte zhdukur që nga e mërkura pasi doli për një shëtitje i vetëm përgjatë një shtegu bregdetar. Mosley u pa për herë të fundit duke u larguar nga plazhi në orën 13:30 të mërkurën, kur ai besohet se po shkonte përgjatë shtegut bregdetar.

“Është sigurisht ai,” tha nënkryetari i bashkisë Nikitas Grillis. Temperaturat e larta dhe terreni i vështirë e bënë shumë të vështirë kërkimin për prezantuesin e BBC. Trupi i tij u gjet në zonën e Agia Marina, në veri të fshatit Pedi dhe përballë plazhit verilindor të Agios Nikolaos, ku Mosley u nis për shëtitje.

Sipas autoriteteve shpella në të cilën ai kishte kaluar konsiderohet e rrezikshme për turistët për të hyrë brenda. Ai u gjet 10 metra larg detit, nga plazhi i Agia Marinës, mes një gardhi dhe një shtegu.

Mediat shkruajnë se mbetet e paqartë nëse prezantuesi britanik ka pasuar ndonjë aksident apo nëse është ndier keq. Mosley u bë i njohur në programet britanike duke përfshirë seritë e BBC-së “Trust Me”, “I’m a Doctor”, “The One Show” të BBC-së dhe “This Morning” të ITV-së.

Klan News