100 milionë Euro në sezon, kombëtarja me fitimet më të larta në këtë drejtim

Pas 70 vitesh, përfaqësuesja e Gjermanisë nuk do të furnizohet me kompletet sportive nga kompania Adidas. Botërori i vitit 2026 do të jetë eventi i fundit madhor në të cilin skuadra e Pancerave do të veshë uniformë të markës gjermane.

Partneritet që do të zgjas deri në vitin 2027, teksa Federata Gjermane ka gjetur edhe sponsorin e ri teknik të kombëtares.

Nga ky bashkëpunim, Gjermania garatonte 50 milionë Euro në vit, teksa tashmë, sponsori teknik do të jetë NIKE. Këto të fundit kanë premtuar 100 milionë Euro për të furnizuar me uniforma sportive kombëtaren gjermane.  

Një shifër që përfshin bonuse të lidhura me çdo fitore në turne ndërkombëtarë dhe përqindje në shitjen e bluzave. Marrëveshje e cila e ngjit Federatën Gjermane të Futbollit në vendin e parë për sa i përket të ardhurave të garantuara nga sponsori teknik për të vendosur një rekord absolut.

Klan News