Qëllimi është tërheqja e më shumë fuqie punëtore të kualifikuar
Një mundësi më shumë për të gjithë ata që duan të shkojnë në Gjermani.
Ministri federal i Punës, Hubertus Heil ka paralajmëruar për një “ligj modern emigrimi” me qëllim tërheqjen e më shumë fuqie punëtore të kualifikuar në Gjermani.
Për gazetën e njohur gjermane “Bild am Sonntag” ai u shpreh se do të vendoset një Kartë e shanseve me një sistem pikësh transparent, me qëllim që njerëzit për të cilët vendi ka nevojë të shkojnë më lehtë .
“Kush ka një diplomë apo kualifikim , pavarësisht nëse është studim universitar apo shkollim profesional, të cilin Gjermania e njeh, mund ta marrë menjëherë kartën e shanseve. Por ne duam edhe njerëz, që kanë kualifikime të tjera, dhe që na duhen për tregun e punës, e të cilëve do t’u japim një shans për të ardhur në Gjerman”, është shprehurHubertus Heil.
Me kartën e shanseve do duhet të futet një sistem pikësh, që përfshin katër kritere: Shkollimin e përfunduar jashtë, përvojë pune të paktën tre vjet, njohuritë gjuhësore ose një qëndrim të mëparshëm në Gjermani dhe së katërti moshën nën 35 vjeç. Kush plotëson tre nga katër kritere do të marrë “Kartën e shanseve”. Por se si do të përcaktohet në fund kjo kartë duhet të miratohet njëherë brenda qeverisë.
Klan News