Metoda e përdorur nga Policia Rrugore për vënien e gjobave është kthyer prej kohësh në një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve. Mos funksionimi i sinjalistikës, por dhe mos informimi i qytetarëve mbi Kodin Rrugor, i shqetëson këta të fundit lidhur me veprimtarinë rrugore dhe vënien e gjobave.

Qytetar: “Kjo është e  treta herë për mua. Gjithë problemi është që ne me targa të huaja, me targa greke. Këtu s’ka as tabela, as vend parkimi, asnjë lloj shenje. Një të parë polici makinën me targa të huaja. Është e treta herë që vij unë këtu dhe makinën e gjej të njëjtën rajon policie…”

Qytetar: “Rasti aktual tani ne duke pirë një kafe, po laja makinën, iku të karrotreci atje, shkuam atje, japim dokumentet shkuam paguam paret atje. Ne e dimë sipas rregullores se po shkele rregullat e qarkullimit do zihen postare paguhen paret. Pse duhet të vijmë këtu çfarë shkelje kemi. Ku është e vërtetë që kemi shkelur rregullat, s’ka viza, parkingut, këtë e kemi të sigurt. Kemi bërë një gabim, por ama të merret makina me karrotrec dhe të iki në rajon të policisë”.

Por cili është ligji që rregullon vënien e gjobave dhe lajmërimin e drejtuesve të automjeteve kur ka shkelje të qarkullimit, ose kur lajmërimi i personave nuk është i mundur në moment të caktuara të shkeljeve.

Artan Osmani: “Problemet e parkimeve të gabuara ose ecjet me shpejtësi që nuk arrijnë të ndalohen nga shërbimi i qarkullimit rrugor, neni 199 i Kodit Rrugor shpreh shumë qartë dhe shpreh dhe rastet kur nuk mund të bëhet njoftimi i menjëhershëm i kësaj shkelje, siç janë rastet e ecjeve me shpejtësi, ose rastet kur vetë shkelësi nuk ndodhet pranë mjetit të vet. Në këto raste Shërbimi i Qarkullimit Rrugor janë të detyruar të përpilojnë procesverbalin në konstatimin e shkeljes, për çfarëdolloj shkelje, si dhe jemi të detyruar që brenda tre ditëve të njoftojmë shkelësin, kjo në bazë të adresës që del nga sistemi i targave, ose sistemi i lejeve të drejtimit. Për shtetasit që banojnë jashtë vendit njoftimi do të kryhet brenda një viti”.

Sipas drejtuesve të policisë rrugore nuk ka raste abuzimi në vënien e gjobave ndaj personave të caktuar, pasi verifikimi bëhet nëpërmjet metodave të kompjuterizuara, të cilat zbardhin të dhënat e çdo qytetari nëpërmjet targave./tvklan.al