Kamza ka një ndeshje të vështirë të dielën në fushën e Laçit. Pikët janë të domosdoshme për situatën që ndodhet ekipi, por kjo sipas trajnerit Ernest Gjoka nuk arrihet pa kthyer qetësinë te grupi i lojtarëve.
“Të kërkojmë dhe të gjejmë qetësinë, situata që ndodhemi nuk është e mirë, por nëse nuk gjejmë qetësinë do të vazhdojmë të jemi në ujëra të turbullta”.
Ernest Gjoka e nisi punën të Kamza me humbje ndaj Kukësit në shtëpi. Për të kjo ndeshje mund të kishte shkuar ndryshe, nëse do të akordohej penalltia kur rezultati ishte ende 0-0.
“Shpresoj që të këtë javë të marrim atë që prodhojmë në fushë, të mos kemi ndikime anësore, sepse do të na vijë keq, sepse edhe ndeshja e kaluar me Kukësin kishte një penallti për ne. Ndoshta pas asaj penalltie do të ishte diçka tjetër në fushë”.
Kamza pas 14 ndeshjesh në këtë kampionat ka vetëm 8 pikë.
Tv Klan