Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Është zhvilluar seanca e dytë gjyqësore për 8 të pandehurit në Gjykatën e Laçit, e akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim. Destinacioni ishte nga Shqipëria për në Holandë. Arrestimi i tyre është bërë pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, për një pjese të pandehurve ishte lëshuar edhe arrest ndërkombëtar.
Dy biznesmenë të lëndëve medicinale të rrethit të Kurbinit, B. Z. dhe N. B. në fundin e muajit Gusht 2001, kishin dërguar një sasi gjethesh gështenje, ku në to ishte vendosur 841 kg drogë e presuar kanabis sativa, ku është kapur në portin e Sllovenisë nga policia e këtij shteti.
Sipas prokurorit të çështjes Tom Deda, malli i kapur në Slloveni, kishte si destinacion Holandën. Policia e Sllovenisë, ka bërë të mundur zbulimin e rrjetit, i cili funksiononte për transportimin e drogës. Ngjarja ka ndodhur dy muaj më parë, kur dy biznesmenët të ndihmuar nga doganierët e Shëngjinit, të cilët kishin bërë kontrollin dhe vulosjen e mallit për në portin e Durrësit dhe destinacioni i fundit, i 841 kg droge do të ishte Holanda.
Aktualisht, vetëm dy nga të pandehurit gjykohen në masën e burgut pa afat, ndërsa dy doganierë u është ndërruar masa e dënimit nga Gjykata e Apelit në arrest shtëpie./tvklan.al