Janë momentet e mbërritjes në ambientet e Policisë së Tiranës të anëtarëve të arrestuar të grupit të Met Kananit, i prangosur në fillim të muajit Prill nga në policia turke me 1.1 ton drogë. 13 persona u kapën mbrëmjen e së premtes nga Policia e Shtetit në operacionin e koduar “Precizion”, i drejtuar nga prokurorja e Krimeve të Rënda Elisabeta Imeraj. Në shtëpinë e Tahir Saraçit, një prej të prangosurve u sekuestruan 851 kg kanabis.
Gjykata ka nxjerrë 18 urdhër-arreste nga të cilët u ekzekutuan 13.4 të tjerë ishin arrestuar më parë në Turqi, një në Maqedoni, ndërsa një person u shpall në kërkim.
“Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lëndëve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian. Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së. Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së”.
Prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj tha se po hetohet dhe për pasuritë e të arrestuarve.
“Grupi dyshohet se ka trafikuar kryesisht në drejtim të Turqisë dhe Greqisë, një sasi prej rreth 8 ton kanabis me një vlerë prej rreth 10 milionë Eurosh. Gjatë operacioneve të mëparshme janë sekuestruar armë, municione e sende të tjera të paligjshme gjatë operacioneve të mëparshme.
Alfred SHABANI, 44 vjeç, nga Gjirokastra
Armando GJINI, 47 vjeç nga Rrësheni
Iliro HARUNI, 43 vjeç, nga Fieri
Orges ISLAMI, 40 vjeç, nga Gjirokastra
Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, nga Tirana
Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç,nga Tirana
Florand XHABEJ, 43 vjeç, nga Korça
Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, nga Tirana
Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, nga Prrenjasi
Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, nga Tirana
Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, nga Shkodra
Andrea BALLA, 57 vjeç, nga Librazhd
Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, nga Fier
Në kërkim:
S.R, nga Librazhdi.
/tvklan.al