Programi i strehimit social do të përmirësohet dhe në të do të përfshihen edhe familjet që kanë një fëmijë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Ekonomise, Inovacionit dhe Kulturës nga Mati aty ku dha çelësat e apartamenteve për 25 familje, përfitues të programit.
“Do të kemi së shpejti një përmirësim të programit të strehimit “Një fëmijë, një çati” ku do të fillojmë të kemi edhe paketa për familjet që kanë një fëmijë, që bëjnë fëmijën e parë edhe për punonjës, të cilët të lidhur me zona të ndryshme zhvillimore të vendit do të kenë nevoja strehimi në vende ku nuk ka mundësi strehimi dhe ne do ndërhyjmë edhe për këto”.
Sipas Gonxhes, qasja ndaj familjeve të pastreha do të jetë më proaktive.
“Të jemi më të lidhur me vendin ku jemi, të mos e kemi të vështirë jetesën se kjo na rrit kostot”.
25 familjet përfituese në Burrel do të akomodohen në një objekt 6-katësh ndërtuar nga Enti Kombëtar i Banesave.
Tv Klan