Është grabitur këtë të Dielë një kioskë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Policia thotë se një person ende i paidentifikuar e ka kërcënuar shitësen me një send që dyshohet të jetë pistoletë lodër.
“Më datë 08.12.2024, rreth orës 17:10, në një kioskë në zonën e Ish-Bllokut, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi akoma të papërcaktuar (paraprakisht dyshohet pistoletë lodër), i ka vjedhur rreth 300 lekë të rinj shitëses së kioskës dhe më pas është larguar”, njofton Policia.
/tvklan.al