Gjykata e Lezhës ka dhënë dënimet në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur në muajin Prill të vitit 2022 në fshatin Kallmet, ku u përfshi dhe ish kreu i Njësisë Administrative, Besnik Simoni.

Në këtë përplasje me armë mbetën të plagosur të dy personat që u konfliktuan, Altin Marku dhe Besnik Simoni.

Altin Marku, personi që qëlloi me pistoletë dhe plagosi Besnik Simonin, u dënua me 20 vite burg për veprat penale” “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Por edhe vetë Besnik Simoni u dënua me 6 vite e 6 muaj burgim pasi gjykata e shpalli fajtor për veprat penale “Vrasja në kapërcim të kufijëve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ngjarja ka ndodhur më 1 Prill të vitit 2022, në orët e drekës kur mes Altin Markut dhe Besnik Simonit ka patur konflikt verbal në zyrën e këtij të fundit. Më pas kur kreu i njësisë administrative Kallmet po shkonte drejt makinës së tij u qëllua me armë zjarri në rrugë nga Altin Marku.

Simoni ka qenë po ashtu i armatosur dhe i është kundërpërgjigjur të shtënave të Markut, duke qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Nga kjo përplasje me armë kanë mbetur të plagosur të dy personat e përfshirë.

Klan News