Të paktën tre persona kanë grabitur gjatë orëve të natës një market në kryeqytet, në zonën e Komunës së Parisit.
Autorët mësohet se kanë thyer xhamat e marketit dhe arritur të marrin kasafortën. Nuk dihet ende sasia e parave që ndodhej në të.
Për ngjarjen është ngritur një grup hetimor, që po punon për identifikim dhe kapjen e autorëve.
/tvklan.al