Gabriele Gravina u rizgjodh për herë të tretë si presidenti i Federatës Italiane të Futbollit. 71-vjeçari ishte i vetëm në garë dhe mori 98.7% të votave në Asamblenë Zgjedhore.
Për Gravina-n ky është mandati i tretë radhazi, pas atij në 2018 dhe 2021. Të pranishëm në Asamblenë Zgjedhore ishin edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Në rendin e ditës ishin edhe zgjedhjet për Këshilltarët Federalë të Lega Serie A, ku u zgjodhën presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, Francesco Calvo nga Juventus dhe Stefano Campoccia nga Udinese. /tvklan.al