Presidenti i FSHF Armand Duka ishte një ndër të ftuarit specialë në sfidën e Serie A, Roma-Napoli, që përfundoi në barazim 1-1. Në tribunën e stadiumit “Olimpiko” ishin të pranishëm emra të rëndësishëm të futbollit europian dhe botëror.

Duke nisur që nga Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, i cili tregoi emocionet në rrjetet sociale, jo vetëm për ndjekjen e sfidës së Serie A, por edhe se u takua me figura të rëndësishme të futbollit.

“Ishte një kënaqësi e madhe që të mund të kaloja kohë me njerëz të futbollit si trajneri i Kombëtares Italiane Luciano Spalletti, legjenda e Romës dhe FIFA-s Vincent Candela, Zëvendëspresidenti i UEFA-s Boniek, Kryetari i Bashkisë së Romës Roberto Gualtieri, Presidenti i Napolit. Aurelio De Laurentiis, CEO i DAZN Italia Stefano Azzi, Presidenti i FSHF Armand Duka, Presidenti i Federatës Malteze Bjorn Vassallo dhe trajneri i ekipit të Romës për femra, Alessandro Spugna.”, tha Gianni Infantino.

Presidenti i FSHF Duka ndodhet në Romë, i ftuar në asamblenë zgjedhore të Federatës Italiane të Futbollit.

Klan News